Subscribe

Prokuroria e Krimeve te Renda avancon ne hetimet per dosjen Tahiri. Hetuesit kane kërkuar qe ish-ministrit te brendshëm t’i kufizohet dalja jashtë territorit te Shqipërisë.

 

Kërkesa iu drejtua Gjykatës se Krimeve te Renda, e cila e pranoi ketë te marte. Vendimi i hap rruge kështu procedimit te mëtejshëm me bllokimin e pasaportës dhe kartës se identitetit te Sajmir Tahirit. Burimet nga organi i akuzës konfirmojnë se ky zhvillim i ri vjen pasi janë gjendur prova te reja qe kane detyruar prokuroret te kërkojnë ndalimin e largimit te ish ministrit. Provat lidhen me komunikimin e Tahirit dhe biznesmenin Oerest Sota. Ky i fundit u arrestua pasi ne makinën me te cilën po udhëtonte, ju gjet shuma e konsiderueshme prej 830 mije eurosh.

 

Deri tani Sota nuk ka dhëne arsye bindëse per origjinën e eurove, çka ka bere qe hetuesit te dyshojnë se ato para mund te jene te Tahirit. Krimet e Renda tashme i tremben një largimi te ish-ministrit te brendshëm për t’i shpëtuar drejtësisë.

 

Prokuroria po heton Sajmir Tahirin per përfshirjen ne trafikun ndërkombëtar te drogës. Emri tij doli ne skene nga përgjimet e grupit te Habilajve qe janë edhe te afërm te ish-ministrit te brendshëm. Ne dosjen e trafikanteve te hetuar nga autoritetet italiane ish-ministri përmendej disa here.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *