Ish-supermodelja Linda Evangelista, 56 vjeçe, tregoi se nga një reaksion trupor gjatë ndërhyrjes së reduktimit të dhjamit, mbeti “e deformuar në mënyrë të përhershme”.

 

Modelja kanadeze sqaroi se më pas kishte kryer “dy ndërhyrje korrektuese, të dhimbshme” që rezultuan ta pasuksesshme.

 

Ajo tregoi se kjo është dhe arsyeja që është larguar nga syri i publikut.

 

“Për ndjekësit e mi që kërkonin të dinin përse nuk kam punuar si koleget e mia, arsyeja është se jam shpërfytyruar brutalisht nga një procedurë që bëri të kundërtën e asaj që premtonte. U futa në një cikël depresioni dhe vetë-urrejtjeje”, shtoi modelja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *