Identifikohet çifti i shqiptarëve, të cilët dyshohet se kanë ndihmuar autorin franko-tunizian të kryente sulmin në Nicë, që u mori jetën 84 personave dhe plagosi qindra të tjerë. Sipas mediave ata janë Artan Henaj dhe Enkelejda Zace, ndonëse identiteti i tyre nuk është konfirmuar ende zyrtarisht nga policia. Dy shqiptarët u ndaluan pasi uniformat blu mësuan se kishin komunikuar me atentatorin Mohamet Bouhlel dhe dyshohet se e kanë furnizuar atë me armë. Ndërkohë në Nicë është mbajtur një minutë heshtje në kujtim të viktimave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *