Subscribe

Studentët kanë vendosur ta përshkallëzojnë edhe më tej aksionin e tyre në kërkim të plotësimit të tetë pikave që sipas tyre konsiderohen problem I madh në arsimin e lartë.

 

Gjatë mbledhjeve të zhvilluara në fakultetet përkatëse, mengjeset ekësaj të marte të rinjtë vendosën të bllokojnë rrugët kryesore të Tiranës nga ora 9:30 deri në orën 14:00.

 

Studetnët publikuan pikat ku fakultete të ndryshme do të mblidhen për të bllokuar qarkullimin e mjeteve në shenjë proteste për mosplotësimin e kërkesave deri më tani nga qeveria.

 

Pesë akset kryesore që do bllokohen janë:

1.Rrethrotullimi te Fakulteti i Ekonomisë

2.Sheshi Wilson

3.Kryqëzimi I “21 dhjetorit”

4.Rrethrotullimi Doganës

5.Kryqëzimi tek Nëntëkatëshet

 

Studentët I kërkojnë ndjesë qytetërve për bllokimin e rrugëve, por shprehen se kauza e tyre prek të ardhmen e të gjithë vendit.

 

Ata kërkojnë solidarizim dhe bashkim të pedagogëve gjimnazistëve, mësuesve dhe prindërve me protestën e tyre. Më tej ata bëjnë thirrje për të protestuar paqësisht dhe pa ngjyrime politike.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *