E hënë, 26 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Studentët nuk tërhiqen, kërkojnë plotësimin e kërkesave

Beteja e studentëve me Ministrinë e Arsimit do të vijojë edhe këtë të premte.

 

Reklamë

Në kuadër të kërkesave të vendsoura, studentët do të protestojën sërisht sot në orën 10:00 para Ministrisë së Arsimit në mënyrë që të plotësohen edhe kushtet e tjera të vendosura prej tyre pas shfuqizimit të nenit për tarifat e provimeve të mbartura.

 

Reklamë

Në kërkesat e vendosura, studentët duke mbështetur në nenin 99 mbi Këshillat studentorë kërkojnë që Bordi Administrimit të IAL-vë të ketë numër numër të barabartë votash mes Ministrisë dhe IAL-ve si dhe të shtohet në këtë bord një përfaqësues nga radhët e studentëve.

 

Ata gjithashtu kërkojnë përmirësim të kushteve të konvikteve si dhe përgjysmim të tarifës së studimit duke u mbështetur në nenin 99 pika 5 e Ligjit të Arsimit të Lartë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë