Pas rënies së numrit të viktimave një ditë më parë, Spanja ka vendosur të nisë lehtësimin e masave të bllokimit këtë të hënë, pasi dëmi në ekonomi është i pallogaritshëm.

Kryeministri Pedro Sanchez tha se synohet rikuperimi i dëmit ekonomik të shkaktuar nga Covid 19. Sipas tij punëtorët e shërbimeve jothelbësore, si ndërtimi e industria e prodhimit, janë rikthyer në punë, megjithëse nën masa të rrepta të distancimit.

Ndërsa shkollat, baret, restorantet dhe hapsirat publike do të qëndrojnë të mbyllura deri në një njoftim të dytë.


PEDRO SANCHEZ
KRYEMINISTER I SPANJES

“Ne nuk jemi në fazën e de-përshkallëzimit; gjendja e alarmit vazhdon dhe bllokimi vazhdon. Gjithçka që kemi përfunduar është letargjia e aktiviteteve jo thelbësore. Ne të gjithë duam t’i kthehmi normalitetit, por dëshira jonë është edhe më e madhe është  të fitojmë luftën me covid 19 dhe për të parandaluar një rikthim të dytë”

Por ky hap i qeverisë spanjolle po gjen kundështimin e punëtorëve dhe disa politikanëve. Edhe  sepciaklistet e shendesise në Madrid e cilësojnë rifillimin e veprimtarisë industriale si të nxituar.

Edhe Italia po shqyrton mundësinë e heqjes së kufizimeve në një pjesë të sektorëve të ekonomisë. Ndërsa presidenti i Këshillit të Shëndetit Franco Locatelli,ka sugjeruar hapjen e shkollave shtatorin e ardhshëm.Italia raportoi një ditë më parë regjistroi numrin më të ulët të viktimave nga Covid 19.

Ndërkohë Mbretëria e Bashkuar ka hyrë në javën e 4 të bllokmimit total nders numri total i viktimave ka arritur në mbi 10.600.

Kryeministri Boris Johnson, pas daljes nga spitali ka rezultuar negative ndaj Covid 19 edhe ne testin e 2.

Sekretari i Jashtëm Dominic Raab aktualisht është përgjegjës për drejtimin e qeverisë, tha se është ende shumë herët për të nisur me heqjen e kufizimeve.

Edhe Gjermania ndodhet në luftë me betejën me koronavirusin. 3,022 persona kanë humbur jetën në total deri më tani, ndërsa numri it ë prekurve mbetet i lartë, 127,854.

Në Francë presidenti Emmanuel Macron pranoi këshillën e organizatës botërore të Shëndetësisë për testimin në masë të popullësisë. Këtë mbrëmje, Macron ndërkohë pritet ti drejtohet qytetarëve për cështjen e koronavirusit dhe krizën e shkaktuar në vend për shkak të izolimit.

Edhe në Turqi situatata paraqitet kritike. Mbi 56 mijë persona janë infektuar ndërsa 1,198 kanë humbur betejën.

Ne mesin e një situate të tillë ministry i Brendshëm Sulejman Soyllu njoftoi doreheqjen për shkak se ka dështuar në respektimin e orës policore gjatë fundjavës e cila u njoftua mbrëmjen e së premtes, duke  krijuar radhe njerëzish në dyqane dhe furra buke.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *