Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar më shumë kohë Gjykatës Antikorrupsion për të hetuar dosjen “Buka” për të cilën akuzohet Arben Ahmetaj.
Në dhjetor të vitit të shkuar, gjyqtari Erion Çela i ngarkoi prokurorit të posaçëm, Elvin Gokaj, 10 detyra të tjera hetimore për këtë dosje, duke i lënë afat deri në mars.
Lexo edhe :
Related Posts
Por për shkak të vonesës në zbardhjen e vendimit, prokurori thotë se i duhet më shumë kohë.
Arben Ahmetaj akuzohet për tre vepra penale; “pastrim parash”, “fshehje të pasurisë” dhe “korrupsion pasiv”.
Sipas organit të akuzës, kur shërbente si ministër Financash, Ahmetaj lejoi privatizimin e trojeve të një furre buke, ku tashmë është ndërtuar një kompleks pallatesh.
Vetë ish- zv. kryeministri, nga arratia, e ka mohuar përfshirjen duke thënë se procesi i privatizimit kishte filluar para se ai të merrte detyren. Ahmetaj po hetohet edhe për inceneratorin e Elbasanit, për “korrupsion”, “pastrim parash” dhe “shehje pasurie”. Ai ndodhet në Zvicër, ku ka kërkuar azil politik./vizionplus.tv






