E martë, 29 Shtator 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

SPAK dorëzon në GJKKO prova të reja për Arben Ahmetajn, shtyhet seanca për dosjen “Buka”

Pas zgjatjes së hetimeve për dosjen “Buka”, ku po hetohet Arben Ahmetaj, SPAK ka dorëzuar në GJKKO prova të reja.

Përgjatë 3 muajve të fundit, prokurori Elvin Gokaj ka plotësuar detyrat hetimore që gjyqtari i posaçëm i la më herët.

Reklamë

Në këto kushte, avokati mbrojtës i ish-numrit dy të qeverisë kërkoi kohë për tu njohur me provat shtesë që SPAK dorëzoi.

Pikërisht kjo arsye shërbeu si shkak për shtyrjen e seancës paraprake për në datën 17 korrik.

Arben Ahmetaj akuzohet në këtë dosje për “shpërdorim detyre”.

Sipas organit të akuzës, kur shërbente si ministër Financash, Ahmetaj lejoi privatizimin e trojeve të një furre buke, ku tashmë është ndërtuar një kompleks pallatesh.

Ahmetaj është duke u hetuar edhe për tre vepra penale të tjera penale, si “pastrim parash”, “fshehje të pasurisë” dhe “korrupsion pasiv”, në lidhje me inceneratorin./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë