Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
05 January 2026
Vizion fokus

Adriatik Lapaj përfundon në spital, mori dëmtimë gjatë ndërhyrjes...

Maduro sot përpara Gjykatës, Trump nuk përjashton të njëjtin...

Tradhti brenda pushtetit? Reagon djali i Maduros: Historia do...

Berisha nuk e harron Altin Dumanin, i lë mesazh...

Shtyhet seanca për Veliajn në GJKKO, kur pritet të...

Trump dhe Musk lënë pas “hatërmbetjet”, darkojnë në Mar-A-Lago

Fermerët në Greqi intensifikojnë aksionin e tyre, çfarë pritet...

BE mbështet të drejtën e Venezuelës për vetëvendosje

“Kuba e gatshme të bjerë”, Trump paralajmëron edhe Kolumbinë:...

Trump paralajmëron udhëheqësen e re të Venezuelës përpara betimit...

SPAK dërgon për gjykimin grupin e strukturuar kriminal për trafik armësh drejt Mbretërisë së Bashkuar

25 Korrik 15:42

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykim të një grupi të strukturuar kriminal, i cili akuzohet për trafik armësh drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Drejtues i grupit kriminal në Shqipëri, sipas SPAK ishte  Adulla Hoxhaj, ndërsa pjesë e grupit Rifat Hoxhaj, Bojken Turtulli, Franko Gjalpi.

Ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar, drejtues ishtte  Almir Gjidiaj dhe pjesëmarrës Admir Tutaj dhe Alban Gjidiaj.

SPAK bën me dije se nga aktet e administruara për këtë procedim penal, ka rezultuar se më datë 10.4.2023, gjatë procesit të skanimit të një mjeti tip furgon me targa britanike, KS 15 MZN janë konstatuar anomali dhe është vendosur të bëhet kontrolli fizik i tij, pranë pikës së kontrollit.

Prej këtij kontrolli rezultoi se, në brendësi të një tavoline druri që ndodhej në këtë furgon u gjet e fshehur një sasi prej 8 armësh zjarri të llojit pistoleta, 4 krehëra pistoletë dhe 201 copë fishekë të kalibrit 9 mm.

Duke iu referuar zbulimit të sasisë së armëve dhe municionit luftarak të sekuestruar, me destinacion përfundimtar, Mbretërinë e Bashkuar, si dhe mënyrës se si organizatorët kanë siguruar dhe fshirë numrat e serisë në 6 prej armëve të zjarrit, është vlerësuar se ato nuk do të përdoreshin për vetëmbrojtje.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera për këtë procedim penal, është identifikuar fillimisht vetëm njëri prej personave të implikuar në kryerjen e kësaj vepre penale dhe më datë 15.6.2023, është bërë identifikimi i shtetasit, Franko Gjalpi. Në përfundim të hetimeve, dosja në ngarkim të tij është dërguar për gjykim dhe me vendimin Nr. 67, date 6.11.2024, ky i pandehur është deklaruar fajtor nga Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendim i cili është lënë në fuqi dhe nga Gjykata e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin Nr. 8, datë 11.3.2025.

Organizatorët kishin gjetur një ambient të përshtatshëm dhe specialistë të fushës së mobilierisë në periferi të Tiranës, të cilët do të mundësonin fshehjen e armëve në brendësi të produkteve të drurit (për të mos u kapur nga kontrolli i strukturave të policisë dhe doganës). Ata kishin siguruar personat që do të bënin zhvendosjen e “porosive” tek kompania e transportit në Tiranë, përdorimin e gjeneraliteteve të rreme si nga dorëzuesit e porosive tek kompania e transportit, ashtu edhe nga pritësit e tyre në Mbretërinë e Bashkuar.

Nga tërësia e hetimeve të kryera është bërë e mundur të identifikohen bashkëpunëtorët e tjerë të të pandehurit Franko Gjalpi, të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme kriminale,  më konkretisht i të pandehurve: Adulla Hoxhaj, Rifat Avdiaj, Admir Tutaj, Almir Gjidiaj, Alban Gjidiaj dhe Bojken Turtulli, të cilët kanë pasur role të përcaktuara qartë në organizimin, drejtimin dhe financimin e këtij grupi të strukturuar kriminal, me qëllim trafikimin e sigurt të armëve të zjarrit dhe municionit luftarak në Mbretërinë e Bashkuar.

Hetimet e kryera, kanë evidentuar një grup të strukturuar kriminal, i ndarë në dy nëngrupe që vepronin përkatësisht në Shqipëri dhe Mbretërinë e Bashkuar dhe është arritur identifikimi i anëtarëve dhe përgjegjësisë së tyre.

Nga analizimi i të gjitha fakteve dhe rrethanave ka rezultuar e provuar se i pandehuri, Adulla Hoxhaj është drejtues i nëngrupit, i cili  ka vepruar në territorin e Republikës së Shqipërisë. Ai ka koordinuar veprimet me anëtarët e tjerë të grupit në Shqipëri dhe Mbretërinë e Bashkuar. Ndërsa, të pandehurit: Bojken Turtulli dhe Rifat Avdija, si dhe bashkëipandehuri Franko Gjalpi, kanë luajtur rolin e ndihmësit në këtë aktivitet të paligjshëm kriminal.

Gjithashtu, ka rezultuar e provuar se i pandehuri tjetër Almir Gjidiaj, është drejtues i nëngrupit, i cili  ka vepruar në Mbretërinë e Bashkuar. Ai ka koordinuar veprimet e anëtarëve të tjerë të grupit në Mbretërinë e Bashkuar dhe Shqipëri. I pandehuri Admir Tutaj, është njëri prej pritësve të porosive në Mbretërinë e Bashkuar si edhe person i besuar i të pandehurit tjetër Alban Gjidiaj, të cilët kanë patur rolin e ndihmësve në këtë veprimtari të paligjshme kriminale.

Çfarë u sekuestrua 

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në Shqipëri, më datat 10.4.2023 në P.K.K Port Durrës, dhe 16.06.2023 në Tiranë, janë sekuestruar sendet e mëposhtme:

  • 6 (gjashtë) armë zjarri të llojit pistoletë, marka “GLOCK”, me numra të fshirë me mbishkrim “Glock Austria 9 x 19”.
  • 1 (një) armë zjarri të llojit pistoletë, marka “HERSTAL”, me numër 1534 P.
  • 1 (një) armë zjarri të llojit pistoletë, marka “BROWNING”, me numër 2205.
  • 4 (katër) krehra pistolete ngjyrë e zezë
  • 201 (dyqind e një) copë fishekë kalibër 9 mm.
  • 1 650 (njëmijë e gjashtë qind e pesëdhjetë) euro
  • 31 700 (tridhjetë e një mijë e shtatëqind) lekë
  • 8 (tetë) aparate telefonash celularë etj.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në Shqipëri, më datë 1.8.2024, kryesisht në banesën e të pandehurit Adulla Hoxhaj, si dhe në banesat e të pandehurve të tjerë, janë sekuestruar sendet e mëposhtme:

  • 24 armë zjarri pistoletë
  • 1 automatik kallashnikov
  • pjesë të ndryshme të armëve të zjarrit (gjilpëra, susta, shul, qyt etj.,)
  • 49 krehra (karikator) të llojeve të ndryshme,
  • 2 thika
  • 409 fishekë të kalibrit të ndryshëm,
  • 1 palë pranga
  • 10 pajisje speciale optike dhe lazeri
  • 4 automjete
  • 1 motor
  • 1 palë veshje ushtarake
  • 1 helmetë e forcave speciale
  • 4 aparate celularë
  • 2 laptop
  • 1 njësi qendrore
  • 290 euro
  • 13,000 lekë
  • kartë Sim Vala (kosovare).

Akuzat ndaj anëtarëve të grupit kriminal

1. Adulla Hoxhaj, i akuzuar për kryerjen e elementëve të veprave penale të mëposhtme:

i. “Trafikim i armëve dhe i municionit”, e mbetur në tentativë, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 278/a/1-22 dhe 28/4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin, 334/1 të Kodit Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”

ii. “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e drejtimit, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal

iii. “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” në banesë dhe në sasi të mëdha, të parashikuar nga neni 278/7 në lidhje me paragrafin 4 të kësaj dispozite të Kodit Penal, të cilat i janë sekuestruar në banesë gjatë momentit të ekzekutimit të masës së sigurimit personal më datë 1.8.2024

iv. “Prodhim, mbajtje, blerje apo shitje pa leje e armëve të ftohta”, e parashikuar nga neni 279/1 të Kodit Penal, të cilat i janë sekuestruar në banesë gjatë momentit të ekzekutimit të masës së sigurimit personal më datë 1.8.2024.

2. Almir Gjidiaj, i akuzuar për kryerjen e elementëve të veprave penale të mëposhtme:

i. “Trafikim i armëve dhe i municionit”, mbetur në tentativë kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 278/a/1-22 dhe 28/4 të Kodit Penal, në lidhje me menin 334/1 të Kodit Penal “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”,

ii. “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e drejtimit, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal.

3. Admir Tutaj, i akuzuar për kryerjen e elementëve të veprave penale të mëposhtme:

i. “Trafikim i armëve dhe i municionit”, mbetur në tentativë kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 278/a/1-22 dhe 28/4 të Kodit Penal, në lidhje me menin 334/1 të Kodit Penal “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”

ii. “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.

4. Alban Gjidiaj, i akuzuar për kryerjen e elementëve të veprave penale të mëposhtme:

i. “Trafikim i armëve dhe i municionit”, mbetur në tentativë kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 278/a/1-22 dhe 28/4 të Kodit Penal, në lidhje me menin 334/1 të Kodit Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”

ii. “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.

5. Rifat Avdiaj, i akuzuar për kryerjen e elementëve të veprave penale të mëposhtme:

i. “Trafikim i armëve dhe i municionit”, mbetur në tentativë kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 278/a/1-22 dhe 28/4 të Kodit Penal, në lidhje me menin 334/1 të Kodit Penal, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”

ii. “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.

6. Bojken Turtulli, i akuzuar për kryerjen e elementëve të veprave penale të mëposhtme:

i. “Trafikim i armëve dhe i municionit”, mbetur në tentativë kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 278/a/1-22 dhe 28/4 të Kodit Penal, në lidhje me menin 334/1 të Kodit Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”

ii. “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal./vizionplus.tv

Posted Under:
Kryesoret Vendi
Tagged:
Grup Kriminal SPAK

Nga e njëjta kategori

Adriatik Lapaj përfundon në spital, mori dëmtimë gjatë ndërhyrjes së policië për heqjen e çadrës

më shumë...
Foto arkiv

Shoferi i makinës përplas këmbësoren në aksin “Peqin-Elbasan”, humb jetën 46-vjeçarja

më shumë...

Vlora 5 ditë pa ujë, nisin hetimet për menaxhimin e rrjetit, sekuestrohen kamerat e sigurisë të një biznesi

më shumë...

Moti i keq shkakton përmbytje në Malësinë e Madhe, probleme me energjinë elektrike në disa njësi administrative

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Zenith Travel

Minute pas minute

11:37

Adriatik Lapaj përfundon në spital, mori dëmtimë...

11:17

Maduro sot përpara Gjykatës, Trump nuk përjashton...

Foto arkiv
11:08

Shoferi i makinës përplas këmbësoren në aksin...

11:06

Vlora 5 ditë pa ujë, nisin hetimet...

10:52

Moti i keq shkakton përmbytje në Malësinë...

10:50

Tradhti brenda pushtetit? Reagon djali i Maduros:...

10:41

Finalja e “AGT” në 12 janar, 12...

10:20

Berisha nuk e harron Altin Dumanin, i...

10:04

Era e fortë rrëzon pemët, Llogaraja mbetet...

10:00

Atentati me tritol ndaj 67-vjeçarit në Shkodër,...

9:56

Shtyhet seanca për Veliajn në GJKKO, kur...

9:46

Moti i keq, anulohet lundrimi nga Bari...

9:44

Trump dhe Musk lënë pas “hatërmbetjet”, darkojnë...

9:37

Fermerët në Greqi intensifikojnë aksionin e tyre,...

9:25

BE mbështet të drejtën e Venezuelës për...

9:17

“Kuba e gatshme të bjerë”, Trump paralajmëron...

8:55

Trump paralajmëron udhëheqësen e re të Venezuelës...

8:31

“Beqarët do njohin një person…”, parashikimi i...

8:20

Parashikimi i motit për ditën e sotme,...

10:41

Si të humbni kaloritë e festave të...

Më të klikuarat

  • Sekreti i një shtëpie të lumtur për fëmijët, shenjat që treg...
  • Shkrumbohet shtëpia në Elbasan, dalin në kohë anëtarët e fam...
  • Rodríguez merr drejtimin e Venezuelës, ultimatumi i Trump: B...
  • Ministri i Jashtëm i Venezuelës: Kushdo që sulmon vendin ton...
  • Beteja të mëdha, por edhe ndryshime jetike! Meri Gjini bën p...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.