E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Era e fortë rrëzon pemët, Llogaraja mbetet pa drita, autoritetet në terren për pastrimin e rrugës dhe normalizimin e qarkullimit

Era e fortë që ka fryrë gjatë natës në jug të vendit ka shkaktuar rënien e disa pemëve, të cilat për pasojë kanë bllokuar rrugën e Llogarasë.

Si pasojë e rrëzimit të pemëve mbi linjat elektrike, zona e Llogarasë ka mbetur pa energji elektrike.

Në vendngjarje ndodhen grupet e punës, të cilat po punojnë për pastrimin e rrugës dhe normalizimin e qarkullimit, ndërsa ekipet e OSHEE-së janë angazhuar për rikuperimin e furnizimit me energji elektrike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë