E martë, 3 Nëntor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Parashikimi i motit për ditën e sotme, reshje shiu dhe dëbore

Ditën e Hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të territorit.

Në zonën e veriperëndimit (qarku Shkodër) deri në orët e mesditës reshjet me intensitet mesatar deri të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Nga orët e pasdites deri ato të mbrëmjes vonë në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër reshjet e shiut me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave/rrebesheve.

Reklamë

Në zonën e Alpeve dhe në relievet malore në lartësitë mbi 1500 metër në verilindje reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar.

Temperatura minimale do të regjistrohet në Peshkopi, 7 gradë celcius, ndërsa ajo maksimale në Vlorë dhe Sarandë, 14 gradë celcius.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi 12 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe bregdet, sidomos në jug era pritet të arrijë deri 24m/s

Vazhdo të lexosh

Reklamë