E enjte, 22 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Trump dhe Musk lënë pas “hatërmbetjet”, darkojnë në Mar-A-Lago

Pas një periudhe tensionesh dhe deklaratash të ashpra, Elon Musk dhe Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, janë shfaqur sërish në të njëjtën tryezë. Të shtunën në mbrëmje, ata darkuan së bashku në rezidencën Mar-a-Lago, në prani të Zonjës së Parë, Melania Trump.

Musk ndau një fotografi nga darka në rrjetin social X, ku shkroi: “Kisha një darkë të mrekullueshme dje në mbrëmje me Presidentin e SHBA-së dhe Zonjën e Parë. Viti 2026 do të jetë fantastik!”

Reklamë

Postimi u interpretua si një sinjal pozitiv dhe një hap drejt normalizimit të marrëdhënieve mes tyre, pas deklaratave të mëparshme të Trump, i cili kishte thënë se nuk planifikonte të komunikonte me Musk, por më vonë e kishte cilësuar atë si “një njeri thelbësisht të mirë” që kishte kaluar një periudhë të vështirë.

Musk dhe Trump ishin parë së bashku edhe në shtator, gjatë një ceremonie përkujtimore për Charlie Kirk në Arizona.

Reklamë

Ndërkohë, vetëm pak orë pas darkës dhe në sfondin e situatës së tensionuar në Venezuelë, Musk publikoi disa postime në X, ku shprehu mbështetjen për popullin venezuelian.

Në të njëjtën linjë, kompania Starlink bëri të ditur se do të ofrojë internet falas në Venezuelë deri në fillim të shkurtit, një iniciativë që Musk e cilësoi si një mënyrë për “të ndihmuar njerëzit gjatë një periudhe pasigurie”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë