E premte, 16 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Aksident tragjik në Durrës, 28-vjeçari përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës. Ngjarja është regjistruar rreth orës 18:44, në rrugën e re të portit, në zonën e njohur si “Marfish”.

Sipas njoftimit zyrtar, një automjet tip Benz, i drejtuar nga një 28 vjeçar, ka aksidentuar këmbësorin Rifat Murra, 68 vjeç.

Reklamë

Si pasojë e përplasjes, 68-vjeçari ka ndërruar jetë në vend.

“Rreth orës 18:44, në rrugën e re të portit, në vendin e quajtur “Marfish”, automjeti tip Benz, që drejtohej nga shtetasi L. K., 28 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin R. M., 68 vjeç. Si pasojë e aksidentit, 68-vjeçari ka ndërruar jetë.

Reklamë

Drejtuesi i automjetit, shtetasi L. K., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë