E martë, 20 Tetor 2026 Te Paekpozuarit Live deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 19 minuta më parë
Bota

Tragjedia në Zvicër, identifikohen 16 viktima të tjera, mes tyre një 14-vjeçare

Policia zvicerane ka identifikuar trupat e 16 viktimave të tjera nga zjarri tragjik që shpërtheu në barin Le Constellation në qendrën e skive Crans-Montana. Viktima më e re ishte një vajzë zvicerane 14-vjeçare, ndërsa nëntë prej të identifikuarve ishin nën moshën 18 vjeç.

Sipas autoriteteve, viktimat i përkisnin kombësive zvicerane, italiane, rumune, turke dhe franceze. Numri i personave të vdekur të identifikuar ka shkuar në 24. Tetë shtetas zviceranë ishin identifikuar dhe dorëzuar familjeve të tyre të shtunën.

Reklamë

Zjarri, që ndodhi gjatë festimeve të Vitit të Ri, dyshohet se u shkaktua nga fishekzjarrë dekorativë të vendosur mbi shishe, të cilët u afruan shumë pranë tavanit.

Të paktën 40 persona humbën jetën dhe 119 të tjerë u plagosën. Shumë nga viktimat dhe personat e zhdukur janë adoleshentë, pasi lokali ishte i njohur për frekuentim nga të rinjtë. Në këtë zonë, mosha ligjore për konsumimin e alkoolit është 16 vjeç.

Reklamë

Një hetim penal ka nisur ndaj personave që administronin lokalin. Çifti francez, pronarë të barit, Jacques dhe Jessica Moretti, dyshohen për vrasje nga pakujdesia, plagosje nga pakujdesia dhe zjarrvënie nga pakujdesia.

Prokurorja kryesore e kantonit Valais, Beatrice Pilloud, deklaroi se po shqyrtohet nëse materialet e përdorura në tavan përputheshin me rregulloret e sigurisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë