E martë, 20 Tetor 2026 Te Paekpozuarit Live deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Protestat, Tela: Zgjidhja, një qeveri teknike njëvjeçare! Abilekaj: Një kryeministër i ndershëm do ishte larguar

“Rama kërkon dialog, studentët refuzojnë”! Ishte kjo një nga temat e kësaj të marte në studion e “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus.

Gazetari Andi Tela tha se një qeveri teknike njëvjeçare mund të krijonte kushtet për një qetësim të situatës politike.

Reklamë

Ndërkohë, analisti Enton Abilekaj u shpreh se parakushti për zgjidhjen e krizës është dorëheqja e Ramës, duke theksuar se protestat paqësore nuk kanë sjellë rezultat.

Ai nënvizoi se, kur situata arrin në këtë nivel, një kryeministër i ndershëm e hap rrugën, pra largohet.

Reklamë

Pjesë nga intervista:

Cilat janë rrugët që kanë studentët për ta bërë Ramën të dorëhiqet?

Tela: Nëse realizohen ato 5 kërkesa, Edi Rama mund të dalë prapë fitues në zgjedhje. Por pas një viti këtu mund të ketë një paqe. Kryeministri ka në dorë të gjitha pushtetet. Mund të bëjë një qeveri teknike njëvjeçare. Në fund të një viti, të bëjë zgjedhje dhe mazhoranca del fituese. Kjo situatë kërkon një tërheqje të qeverisë.

Abilekaj: Pra, kushti për zgjidhjen e situatës është dorëheqja e Ramës. E provuan me protestë paqësore, nuk pati rezultat. Erdhëm te protesta e dhunshme. Nëse Rama ka menduar të rrijë 3 vjet kështu, atëherë nuk është qeverisje. Kur arrin në këtë nivel, një kryeministër i ndershëm e hap rrugën, thotë: “Po largohem”, edhe bën një zgjidhje politike. Ai s’e gëzon pushtetin më.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.