Kushtet e këqija të motit kanë bërë që një nga tragetet e planifikuar për tu nisur mbrëmjen e djeshme nga Bari drejt portit të Durrësit, të anulohet. Autoriteti Portual Durrës informon se, për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike gjatë mbrëmjes së datës 4 janar 2026, një nga dy tragetet e planifikuara për lundrim drejt Barit nuk arriti të niset.
Udhëtarët e prekur nga kjo situatë janë asistuar nga kompanitë përkatëse, të cilat kanë marrë masat për ridrejtimin e tyre me nisjet pasuese.
Situata aktuale e lëvizjes së trageteve për ditën e sotme është si më poshtë:
•Trageti “Rigel VII” mbërrin në Portin e Durrësit në orën 11:00 dhe do të niset në orën 13:00.
•Trageti “Rigel V” pritet të mbërrijë rreth orës 15:00 dhe do të niset rreth orës 23:00.
•Trageti “Rigel III” parashikohet të mbërrijë rreth orës 21:00 dhe do të niset pas mesnatës.
•“GNV Cristal” është planifikuar të niset në orën 23:00.
Autoriteti Portual Durrës vijon të monitorojë me vëmendje situatën meteorologjike dhe lëvizjen e mjeteve detare, në bashkëpunim të ngushtë me kompanitë lundruese dhe autoritetet përgjegjëse, me qëllim garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së operacioneve portuale.
Po ashtu, për shkak të kushteve të rënduara hidro-meterologjike edhe trageti i linjës me Brindisin ka dal në radë. Ky traget po qëndron momentalisht në det të hapur për të shmangur përplasjet me portin detar cka mund të shkaktojnë dëme materiale. Ndërkohë sipas informacioneve do të provojë të futet në kalatat e portit në orën 11:00 të mesditës Nëse s’ia del do të qëndrojë sërish në det të hapur.
Ndërkohë për shkak të erës së fortë bregdetare me shpejtësi deri në 15 metër për sekond një pjesë e rërës së detit ka përfunduar në lungomare. Rëra në bregdetin e shëtitores ka përfunduar në segmentin rrugor. Problem është bërë bllokimi i kunetave anësore rrugës nga rëra e bregdetit. Për këtë arsye kanë ndërhyrë ekipet e bashkisë në pastrimin e kunetave anësore. Pastrimi i tyre po bëhet për të shmangur problematika si ato të përmbytjeve pasi kunetat anësore të rrugës janë vendet se ku kullojnë ujërat e shiut në shëtitore
/vizionplus.tv





