Prokuroria e Posacme ka dërguar ceshtje e ish-Prokurorit te Pergjithshem Adriatik Llala për gjykim  per vepren penale “korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike.

Prokuroria e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka bere te ditur se gjatë periudhes kohore nga data 9 mars e deri në datë 30 prill janë regjistruar 42 procedime penale, 37 prej të cilëve kanë përfunduar.

Gjithsej janë dërguar  për gjykim 4 grupe te strukturuara në fushën e krimit të organizuar, që lidhen me aktivitete të kundraligjshme në fushën e trafikut të drogës të kryera në territorin e një shteti të huaj. 

Për 8 procedime penale me 42 të pandehur, është dërguar kërkësa për gjykim në Gjykatën e Posacme. Ndërkohë për 18 procedime penale, është vendosur për arsye mungese kompetence  transferimi i tyrë në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *