50 personat e arrestuar në protestën e opozitës së 11 majit pritet që të dalin këtë të martë para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

 

Seanca do të zhvillohet në orën 10:00 ndërsa mësohet se policia ka marrë masa me qëllim rruajtjen e ambienteve të gjykatës dhe shmangien e incidenteve.

 

Protestuesit akuzohen për kryerjen e 5 veprave penale atë të “Kundershtimit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditjes për shkak të detyrës”, “Prishjen e qetësisë publike”, “Shkatërrimin e pronës me zjarr” dhe “Shkelje e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”.

 

Të dielën policia procedoi 84 protestues nga të cilët 50 u arrestuan ndërsa 34 po hetohen në gjendje të lirë.

 

Nga protesta e opozitës së 11 majit u plagosën 16 punonjës policie si pasojë e bombave molotov dhe mjeteve piroteknike të hedhura nga protestuesit e opozitës.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *