E martë, 6 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Babai dhe vëllai dhunojnë vajzën në Mallakastër, arrestohet 51-vjeçari dhe procedohet i riu

Një vajzë është dhunuar nga babai dhe vëllai, ngjarje e cila është regjistruar në Mallakastër.

Policia njofton se pas marrjes së njoftimit ka vënë në pranga babain e vajzës, 51-vjeçarin me iniciale I.XH.

Reklamë

Po ashtu, është proceduar edhe vëllai i të dhunuarës.

“Komisariati i Policisë Mallakastër referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. Xh., 51 vjeç, pasi dyshohet të ketë ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij. Për këtë rast u procedua penalisht dhe djali i tij shtetasin A. Xh., 24 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij”, thuhet në njoftim.

Vazhdo të lexosh

Reklamë