E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 32 minuta më parë
Sport

VIDEO/ Pak para fillimit të ndeshjes, tifozët anglezë përplasen me serbët

Një tjetër incident dhune ka ndodhur në Gjermani gjatë Euro 2024.

Pas arrestimeve të djeshme të 67 tifozëve italianë, të cilët posedonin thika dhe sende të tjera të mprehta, duke tentuar të hynin në kontakt me shqiptarët, dy të tjera ndodhën sot për të dëmtuar imazhin e kampionatit mbarëevropian, por edhe për të shqetësuar seriozisht autoritetet.

Më herët, në Hamburg, një burrë iu afrua mijëra tifozëve holandezë në zonën e tifozëve për ndeshjen kundër Polonisë, duke pasur në posedim një mjet shpërthyes, por edhe një sëpatë! Sapo është vënë re nga policia ka hapur zjarr ndaj tij duke e goditur katër herë në këmbë…

Pak më vonë, në Geselkirchen, pati incidente të mëdha mes tifozëve serbë dhe anglezë.

Reklamë

Konkretisht, huliganët britanikë, kanë sulmuar papritur tifozët serbë, të cilët kanë reaguar menjëherë duke hedhur shishe qelqi, por edhe objekte të tjera që kanë gjetur nga një pijetore lokale.

Policia lokale ka ndërhyrë menjëherë, me më shumë se 50 oficerë në vendngjarje, së bashku me shkopinj, duke shuar trazirat dhe duke ndaluar tifozët serbë për siguri. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë