Zbatimi i ligjit “Anti-KÇK” po monitorohet edhe nga BE. Ambasadori Luigi Soreca deklaroi këtë të premte se ligji në fjalë aplikon parimin e rëndësishëm “të ndjekjes së parasë”.

 

Nga pika kufitare e Kakavijës, diplomati i BE-së u shpreh se shumë shpejt do të takohet me kreun e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion, për t’u siguruar që ligji të zbatohet në përputhje të plotë me të drejtat e njeriut.

 

“Më pyesni sikur unë jam prokuror apo në krye të operacionit Forca e Ligjit, por unë nuk jam. Ajo që mund të them është se ky ligj i posaçëm aplikon parimin e rëndësishëm të ndjekjes së parasë. Ligji është i qartë me subjektet e tij. Për ne të BE është e rëndësishme mënyra si do zbatohet dhe po zbatohet ligji. Ne po e monitorojmë nga afër zbatimin e këtij ligji. Së shpejti do të takohem me kryetarin e SPAK, ligji duhet zbatuar në përputhje të plotë me të drejtat e njeriut”, tha Soreca.

 

Ndër të tjera, Ardi Veliu paralajmëroi se nuk do tolerohet asnjë person që ka ngritur pasurinë përmes veprimtarisë kriminale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *