Subscribe

18 vjet më parë u largua nga Shqipëria me një peng. Nuk e ftuan asnjëherë të performojë në Teatrin e Operas dhe Baletit, edhe pse që në Akademinë e Arteve konsiderohej si një nga zërat më të mirë të asaj periudhe. Sopranoja Linda Kazani është rikthyer në Tiranë pas një rrugëtimi të suksesshëm jo vetëm në Austri ku edhe jeton, por edhe në skena të mëdha operistike në Europë. Teatri i Operas dhe Baletit me siguri, nuk është ai tempulli që ka lënë e ka ëndërruar dikur. Edhe pse njihet me profesionistë të rinj e kolegë mjaft bashkëpunues, sopranoja nuk mohon që brenda këtij institucioni nevojitet më shumë punë. Këtë fundjavë ju dhuron emocionet e “Rigolettos”, një ndër krijimet më të bukura të Verdit. Por ndryshe nga sa herë e ka performuar jashtë atdheut, Linda e sjell personazhin e saj Xhilldën, e veshur në një kostum më bashkëkohor. Në mars, Dublini e pret në një tjetër skenë, por nën petkun e artistes së lirë që tashmë i menaxhon vetë projektet artistike, Linda Kazani premton se do të rikthehet në Tiranë sa herë të ketë një ftesë për të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *