Subscribe

Një efektiv policie i administratës së burgut “313” ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Rasti u konfirmua ditën e martë, ndërsa autoritetet shëndetësore kanë nisur një hetim epidemiologjik për të identifikuar të gjithë kontaktet e tij.

Vizion plus mëson se deri më tani kanë bërë testet 12 persona nga personeli, ndërsa të tjerë pritet t’i shtohen listës. Ata janë kryesisht drejtues dhe shefa sektorësh në burgun “313” që kanë pasur kontakte me policin e infektuar gjatë këtyre ditëve.

Por edhe pse mund të jenë bartës të virusit, 12 pjestarët e personelit që janë nën hetim epidemiologjik, janë paraqitur të mërkurën në punë duke mos u vetekarantinuar në banesa.

Një veprim ky që mund të rrezikojë përhapjen e virusit COVID-19 edhe tek punonjës të tjerë.

Ndërkohë, bëhet e ditur se këta persona nuk kanë patur kontakte të drejtpërdrejta me të burgosurit. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *