Subscribe

Ndërsa historitë e shqiptareve qe tentojnë te mbërrijnë ilegalisht ne Britani kane pushtuar ditët e fundit mediat, autoritetet ne ketë vend kane paralajmëruar se nuk do te ketë azil për ta. Kreu i Dhomës se Komuneve, Chris Grayling e beri te qarte se te gjitha aplikimet për azil te shqiptareve do te trajtohen sipas rregullave, por ata konsiderohen emigrante ekonomike dhe kërkesat do t’u refuzohen.

“Shqipëria është një vend kandidat i BE-së dhe nëse nuk ka një arsye shumë individuale dhe te veçante për dhënien e azilit për dikë nga Shqipëria, atëherë unë do të doja te kishim një sistem azili që i trajton ata njerëz si emigrantë ekonomikë”.

Grayling është edhe nje nga mbështetësit e fuqishëm te fushatës per daljen e Britanisë nga unioni, ku çështja e emigracionit ka qene nje pike e nxehte e debatit. Komentet e Grayling erdhën pas ngjarjes se fundit ne ngushticën e La Manshit, ku nje gomone me 18 klandestine shqiptare rrezikoi mbytjen. Këto pamje te fiksuara nga nje kamera sigurie ne Kent tregojnë se ne ketë zone veprojnë trafikante te qenieve njerëzore. Mjeti lundrues qe tërheq ky automjet besohet se do te përdorej për t’i ardhur ne ndihme gomones me emigrante shqiptare. Me pas ai është gjetur i braktisur ne breg. Sipas mediave britanike, gomonia me emigrante nuk është e vetmja, pasi anije te tjera mund te jene përdorur per hyrjen ne Britani te qindra emigranteve te tjere shqiptare. Ndërkaq, pas shkatërrimit te nje kampi ne qytetin francez Kale, tani emigrantet mes te cilëve edhe shqiptare, po përpiqen te kalojnë nga qytete te tjera drejt Mbretërisë se Bashkuar. 150 shqiptare ndodhen ne nje kamp ne Dieppe, ne pritje per te kaluar ngushticën La Mansh. Ata kane rrëfyer per televizionin “Channel 4” se kërkojnë pune dhe shtëpi. Sipas informacioneve,  trafikante kërkojnë deri ne 10 mije euro per kalimin e tyre.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *