Subscribe

Situata në Mifol gjatë natës ka qenë e vështirë ku niveli i Vjosës shkoi deri në 7.50 m. Me ndryshimin e drejtimit të erës nga Jugperëndimi në Veriperëndim ka patur një tërheqje më të mirë të shkarkimit të Vjosës në det dhe niveli aktual është 7.00 m.

 

Nga llogaritjet paraprake të niveleve në tri pikat e matjeve të nivelit në Permet, Memaliaj dhe Mifol pritet që niveli deri në orën 14:00 të shkojë deri në 6.00 m.

 

Gjatë natës ka pasur evakuime të dhjetë familjeve për shkak të prurjeve të shumta që ka pasur Vjosa, ndërkohë një biznes baxho është përmbytur duke i shkaktuar dëme të shumta, po ashtu dhe tokat anës lumit janë nën pushtetin e ujit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *