Pothuajse e gjithë Evropa është e “mbërthyer” nga koronavirusi. Vatra kryesore mbetet Italia, ku janë regjistruar më shumë se 1 mijë viktima dhe rreth 15 mijë të infektuar.

 

Greqia ka 117 të prekur me koronavirus, ndërsa Maqedonia e Veriut 9 raste. Në Bosje Hercegovinë janë 11 të infektuar, ndërsa në Serbi janë shënuar shtatë raste të reja, duke e çuar numrin total të të prekurve në 31.

 

Franca po ashtu po lufton me COVID-19, ku rastet po shtohen çdo ditë. 600 raste të reja u konfirmuan në shtetin francez, ku janë shënuar edhe më shumë se 60 raste vdekjesh.

 

Situatë e rëndë paraqitet edhe në Gjermani. Numri i pacientëve që kanë ndërruar jetë ka shkuar në gjashtë, ndërsa janë mbi 2300 të infektuar.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *