Komisioni i Ekonomisë dhe Financave i miratoi aktet normative, çka i hap rrugën qeverisë që të sigurojë nga Turqia një sasi të konsiderueshme vaksinash nga Kina, konkretisht Sinovac.

 

Marrëveshja e çmimeve dhe dozave mbetet konfidenciale, ndërsa një kompani turke që ka të drejtën e distribucionit do të bëjë të mundur blerjen e dozave të nevojshme.

 

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë ideja është deri në muajin maj do të jenë të vaksinuar më shumë se 500 mijë shqiptarë.

 

Zv/ministrja Mira Rakacolli tha se blerja e vaksinave nga kompania turke ka një kosto transporti më të lirë se sa blerja e tyre nga kompania prodhuese në kinë.

 

Ndërkohë që nga buxheti i shtetit janë vënë në dispozicion 1 miliard lekë për blerjen e tyre.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *