E enjte, 24 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 minutë më parë
Kronikë

38-vjeçari në Delvinë i vë flakën autobusit dhe arratiset

Një 38-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia, pasi ditën e djeshme i vendosi flakën një autobusi të parkuar në Delvinë.

Komisariati i Policisë Delvinë referoi materialet në Prokurori dhe po punon për kapjen e shtetasit B. Gj., 38 vjeç, banues në Delvinë, pasi dyshohet se ditën e djeshme, në fshatin Stjar, Delvinë, i ka vënë zjarrin një autobusi të parkuar, për motive të dobëta.

Gjithashtu Komisariati i Policisë Vlorë referoi materialet në Prokurori dhe po punon për kapjen e shtetases A. S., 26 vjeçe, pasi dyshohet se i ka vjedhur një shumë parash, bashkëjetuesit të saj.

Komisariati i Policisë Sarandë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimin penal për shtetasit:

Reklamë

E. S., 40 vjeç, banues në Kosovë, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë, ish-bashkëjetuesen e tij;

A. B., 27 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv.

Vazhdo të lexosh

Reklamë