Arbe Lleshi
Arbe Lleshi

Prokuroria e Elbasanit konfirmon se personi që u vra në burgun e Peqinit disa muaj më parë është Arben Lleshi.

Konfirmimi nga Prokuroria vjen pas kryrjes së testit të ADN-së, i cili u kërkua me ngulm nga familjarët e Arben Lleshit.

Lexo edhe :

Related Posts

Familjarët e Lleshit pretendonin se trupi i viktimës nuk i përkiste të afërmit të tyre. Por Prokuroria ka rrëzuar këtë pretendim pas rezultatit të testit të ADN-së për Arben Lleshin, i cili u vra nga Sokol Mjacaj në burgun e Peqinit.

Arben Lleshi ishte i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen dhe më pas djegien e trupit të pajetë të Agim Hoxhës në 2012 në Britaninë e Madhe dhe nuk kishte kontakte me familjarët sepse asnjë nuk kishte shkuar për ta takuar.

Lleshi u vra brenda qelisë së tij në burgun e sigurisë së lartë ne Peqin nga Sokol Mjacaj. Mjacaj po ashtu ishte i dënuar me burg përjetë për vrasjen e dy turistëve cekë gjatë një tentativë grabitje në 2015.

Dyshohet se shkak i vrasjes së Arben Lleshit të jetë gjakmarrja por që deri më tani policia nuk nuk ka mundur të identifikojë porositësit e kësaj vrasjeje.

Dyshimet për gjakmarrje është pista kryesore pasi familja Leshi prej 12 vitesh është në hasmëri. Familja Lleshi deri më tani ka humbur 5 pjesëtarë dhe sërish i frikësohen një hakmarrje tjetër./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *