Profesori Stephen Hauking, fizikani më i njohur në botë, është ndarë nga jeta në moshën 76 vjeçare. Ai u shua në shtëpinë e tij në Kembrixh, vendin ku kaloi pjesën më të madhe të jetës.

 

Për dekada me radhë, Hauking ka studiuar misteret e hapësirës, kohës dhe vrimave të zeza. Libri i tij “Një histori e shkurtër e kohës” u bë një nga më të shiturit në mbarë botën, duke e bërë atë një prej njerëzve më të famshëm të shkencës që prej kohës së Albert Einstein.

 

Puna e tij ishte përqendruar në tejkalimin e hendekut mes teorisë së relativitetit të Einsteinit, e cila shpjegon se si forca e rëndesës kontrollon lëvizjen në hapësirë të objekteve të mëdha si yjet dhe planetet dhe teorisë së fizikës kuantike, e cila studion vetitë e grimcave subatomike.

 

Që nga viti 1979 ai ishte profesor matematike në Universitetin e Kembrixhit, detyre që mbahej dikur nga Isak Njutoni.

 

Hauking u bë i njohur  nëpërmjet librave të tij shkencorë mbi fizikën moderne.

 

Ai është nderuar me një sërë çmimesh, me të cilëve Medalja Presidenciale e Lirisë, çmimi Albert Einstein, medalje ari e shoqërisë astronomike mbretërore e shumë të tjerë.

 

Stephen Hauking ishte tërësisht i paralizuar nga një sëmundje nervore e pashërueshme me te cilën u diagnostikua që ne moshën 21 vjeçare. Atë kohë mjeket i dhanë vetëm 2 vite jete, por shkencëtari ja doli jo vetëm të jetojë, por edhe të lërë pas një trashëgimi shkencore të jashtëzakonshme.

 

Hauking u përball edhe me të tjera sfida shëndetësore. Nga një prerje e kanaleve të frymëmarrjes ai humbi në vitin 1985, aftësinë e të folurit.

 

Për të komunikuar shkencëtari përdori një aparat të posaçëm. Stefan Hauking ishte martuar 2 herë dhe la pas tre fëmijë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *