Numri i personave te prekur nga koronavirusi ne Kosove eshte rritur ndjeshem ditet e fundit. 51 raste të reja me Covid 19 jane regjistruar ne 24 ore. Deri tani janë infektuar gjithsej 561 persona, nje numer ky i perafert me numrin e rasteve te pergjithshme ne Shqiperi.

Megjithese numri i prekurve eshte i perafert me vendin tone, Kosova ka me pak viktima. Qe nga fillimi i shperthimit te epidemise Shqiperia ka kryer 5775 teste ndersa Kosova  rreth 1000  me pak. Duke krahasuar keto dy vende, te sheruarit ne Shqiperi jane 327 ndersa ne Kosove 102.

Serbia vijon te mbetet vendi me me shume raste te reja ne ballkan. 324 raste ne 24 oret e fundit me koronavirus në Serbi  tregojne nje rritje  ne permasa alarmuese ne kete vend. Bilanci i pergjithsem i te infektuarve shkon në 6.318 ndersa betejen me Covid 19 e kane humbur122 paciente.

Ka arritur në 54 numri i viktimave nga koronavirusi në Maqedonisë e Veriut. Nderkohe Greqia e Mali i Zi vijojne  te kene nje situate te qendrueshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *