Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
22 June 2026
Vizion fokus

“Grupe me grekë e serbë të infiltruar në protestë”,...

Velipojë/ Pësuan avari në det, Policia Kufitare u vjen...

“Trump është njeri i paqes”, bisedimet në Zvicër, kryeministri...

Tragjedi në Spanjë, 3 adoleshentë humbin jetën pasi mbetën...

Dyfishohet taksa e pronës! Pipiria: Operacionet e SPAK, a...

Ligji, do tatohet gjithçka, por kur do të mbarojë...

Ja si do të “shfryhet” trafiku në Tiranë-Durrës? Gjobë...

Berisha dënon grisjen e flamurit të Izraelit gjatë protestës...

Rama: Kujdes nga “ushtarët e verbër”. Kryeministri reagon për...

Mediat iraniane njoftojnë se përfundoi raundi i parë i...

Shqipëria përgatitet të hapë shkollat, prindërit dhe veprimtarët të shqetësuar

8 Shtator 20:01

Në Shqipëri, shoqëria civile vazhdon të shprehë shqetësimin mbi rrezikshmërinë e lartë të koronavirusit në sistemin arsimor.

Pak ditë para nisjes së vitit të ri shkollor, veprimtarët pohojnë se masat mbrojtëse për fëmijët janë të pamjaftueshme dhe vet objektet shkollore nuk kanë përgatitjen e duhur për të mbrojtur nxënësit nga Covid-19.

Rrjeti për Barazi në Vendimmarrje ka ndërmarrë disa vëzhgime në terren dhe sondazhe me prindër në prag të hapjes së shkollave për vitin e ri akademik, nga kanë dalë një seri shqetësimesh mbi rreziqet e fëmijëve përballë Covid-19 në kushte mësimore.

Drejtuesja e këtij rrjeti Edlira Çepani thotë se prindërit janë të paqartë se si do të arrihet siguria shëndetësore për nxënësit, mësuesit dhe punonjësit e tjerë në shkolla sa u takon masave antiCovid, duke nisur nga mungesa e ujit të pijshëm, distancimi fizik dhe deri tek ndarja e klasave me disa turne.

“Deri vitin e kaluar në shkollat tona nuk ka patur ujë 24 orë, dhe nuk e dimë nëse është zgjodhur kjo pjesë e rëndësishme e higjenës në pandemi është realizuar apo jo. Ka ende shumë paqartësi. Nevojiten masa edhe më serioze dhe tema kryesore është garantimi i infrastrukturës; uji në shkolla, garantimi i masave, distancimi, maskave” – tha zonja Çepani.

Ndërsa Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve po kërkon prej disa ditësh autoriteteve një studim, që ende mungon, mbi probabilitetin e përhapjes së Covid-19 në shkolla dhe kushte mësimore.

Drejtuesi i saj Altin Hazizaj, thonë se shkollat ende nuk kanë gati gati një protokoll si ta trajtojnë brenda mjediseve të tyre një nxënës me të infektuar nga Covid.

“Duke mos qenë të qartë për masat, dhe të painformuar, nxënësit dhe mësuesit janë të frikësuar. Nëse një nxënës ka temperaturë, kush do ta dërgojë atë pas, ku do të mbahet, kush do të njoftohet, a duhet një mjedis i vecantë për të që të presë derisa të vijë prindi apo mjeku etj. janë një sërë masash sociale dhe shëndetësore që shkollat në Shqipëri nuk kanë mundësi t’i ofrojnë” – tha zoti Hazizaj.

Veprimtarët e shoqërisë civile kërkojnë që institucionet shtetërore të garantojnë me saktësi shkencore dhe pedagogjike mbarëvajtjen e shëndetit dhe mësimdhënies së fëmijëve, por deri tani thotë zonja Çepani, këto jo vetëm nuk janë garantuar, por madje mungon edhe transparenca për masat e deritanishme

“Me fëmijët shqiptarë të mos bëhen prova në këtë situatë të vështirë, sepse do të ishte një gabim fatal për fëmijët, mësuesit dhe për gjithë shoqërinë tonë. Institucionet duhet të garantojnë shëndetin e gjithë atyre që pas pak ditësh do të shkojnë në shkolla” – tha zonja Çepani.

Procesi mësimor në klasa është vështirësuar jashtë mase, ndërsa ende nuk ofrohet prindërve si një zgjidhje mësimi online, i cili është i palicensuar dhe i pafrytshëm, si mësimdhënia përmes televizionit ashtu edhe përmes internetit, thotë zoti Hazizaj.

“Gjendemi në një situatë pa zgjidhje dhe që për fat të keq, ka muaj të tërë që tashmë kanë kaluar dhe që ministria e ka patur gjithë kohën në dispozicion për të gjetur zgjidhje dhe e kanë harxhuar kohën kot pa bërë asgjë. Kjo është kohë që nevojiten njerëz të aftë për të gjetur zgjidhje profesionale në këtë situatë” – tha zoti Hazizaj.

Autoritetet vendosën të nisin vitin e ri shkollor në mes të shtatorit, duke u angazhuar të marrin një seri masash për të mbrojtur nxënësit dhe trupën pedagogjike nga infektimi I COVID-19.

Semestri i fundit i shkollave gjatë pranverës dhe verës u zhvilluan përmes internetit dhe procesi mësimor hasi vështirësi të shumta me këtë përvojë të re./ VOA

Posted Under:
Vendi
Tagged:
Shkollat shqiperia

Nga e njëjta kategori

“Grupe me grekë e serbë të infiltruar në protestë”, Rama reagon pas deklaratës së aktivistit: Avash avash, të gjithë do dalin

më shumë...

Velipojë/ Pësuan avari në det, Policia Kufitare u vjen në ndihmë 3 shtetasve

më shumë...

Dyfishohet taksa e pronës! Pipiria: Operacionet e SPAK, a do ndikojnë në tregun e ndërtimit?

më shumë...

Ligji, do tatohet gjithçka, por kur do të mbarojë kadastra fiskale e pronave?

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

11:12

“Grupe me grekë e serbë të infiltruar...

11:05

Velipojë/ Pësuan avari në det, Policia Kufitare...

10:05

“Trump është njeri i paqes”, bisedimet në...

9:39

Tragjedi në Spanjë, 3 adoleshentë humbin jetën...

9:19

Dyfishohet taksa e pronës! Pipiria: Operacionet e...

8:32

Ligji, do tatohet gjithçka, por kur do...

8:11

Ja si do të “shfryhet” trafiku në...

8:06

Kur do të jenë gati mbikalimet për...

7:51

Dita e 22-të e protestës në Tiranë,...

7:29

Berisha dënon grisjen e flamurit të Izraelit...

6:53

Rama: Kujdes nga “ushtarët e verbër”. Kryeministri...

6:42

Yjet premtojnë: Përmirësim i madh financiar për...

6:20

Mediat iraniane njoftojnë se përfundoi raundi i...

5:57

“Do ta kemi Marrëveshjen e Re për...

5:06

Heqja e flamurit izraelit gjatë protestës në...

4:21

Protesta e 20 qershorit, e gdhinë para...

4:03

Trump i vendos ultimatum Iranit: Ndalni ndërhyrjet...

3:44

Historike në Britani, Mbreti Charles bëhet monarku...

3:07

Aksident fatal në aksin e vjetër Fushë-Kruj-Laç,...

2:38

Bazohuni në përvojën e mamasë tuaj, 8...

Më të klikuarat

  • Djali i kishte ikur në Greqi për punë sezonale, 55-vjeçarja...
  • E rëndë, 11-vjeçari nga Tirana mbytet në Durrës
  • Aksident fatal në aksin e vjetër Fushë-Kruj-Laç, humb jetën...
  • I riu përplaset nga dy makina njëra pas tjetrës në aksin Lus...
  • Rama pas protestës: Nuk largohem! Turmat janë rrëmbyer nga h...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.