E mërkurë, 11 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

“Shpirti i egër” nga botimet Living

“I çlirët, seksi dhe i trishtë. E përshkon një frymë sa tokësore amerikane aq edhe qiellore”. Kështu e ka përshkruar “The New York Times”, librin “Shpirt i egër” të autores Cheryl Strayed. Historia e një vajze të re, që pas humbjes së nënës, mendoi se nuk i kishte mbetur asgjë. Katër vjet më vonë, ajo niset në një udhëtim prej 1500 kilometrash në këmbë. Vetëm me vullnet  dhe me këpucët e saj të trasha, ajo ndërmerr rrugëtimin rraskapitës, qe e forcoi dhe në fund e shëroi. “Shpirt i egër” vjen me një gjuhë të rrjedhshme në shqip nga botimet “Living”, një gjuhë që edhe pse e thjeshtë, tregon shume dhe të zhyt në një botë pas së cilës qëndron vetëm një mesazh: të guxosh, edhe pse vetëm  me një këpucë. Këtë rrëfim tërësisht të vërtetë nga Cheryl Strayed e gjeni tashmë në shqip në çdo librari të vendit nga botimet “Living”.

 

 

 

Më shumë video

Reklamë