Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
13 July 2025
Vizion fokus

Arratisje spektakolare në Francë, 20-vjeçari del nga burgu i...

BE nën presion: Trump shpall tarifa, katër shtete kërkojnë...

Sërish sulme vdekjeprurëse në Ukrainë, 2 të vrarë dhe...

Begaj nga Ohëri: Faktori shqiptar në Maqedoninë e Veriut...

Irani është gati për të bashkëpunuar me Agjencinë Ndërkombëtare...

Rikthehet paqja te Inter, dy lojtarët pajtohen me njëri-tjetrin

Kreu i inteligjencës së Ukrainës: Rusia po na vret...

U kap me doza kokaine, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në...

Gjendet pa jetë brenda në makinë 50-vjeçari në Shkodër,...

Arrihet marrëveshja, Franca njofton paktin për krijimin e shtetit...

Shpërthime në magazina dhe fabrika armësh, Bullgaria lëshon urdhër arreste për gjashtë spiunët rusë të dyshuar për terrorizëm

30 Janar 22:03

Zyra e prokurorisë bullgare lëshoi ​​të martën një urdhër-arresti evropian për gjashtë spiunë rusë të dyshuar për sulme terroriste që synonin fabrikat dhe magazinat bullgare të armëve.

Bullgaria ka hetuar sulmet që nga shpërthimi i parë në fabrikën e armëve EMCO në vitin 2011. Mediat raportojnë  se sulmi kishte në shënjestër një sasi të madhe municionesh të destinuara për Gjeorgjinë.

“Hetimi zbuloi se Bullgaria u vizitua nga gjashtë shtetas rusë të cilët përdorën identitete të rreme. Ata ishin të përfshirë në hedhjen në erë të prodhimit të një kompanie tregtare që prodhonte armë”, njoftoi të martën Prokuroria bullgare.

Urdhër-arrestet janë miratuar nga gjykata bullgare, e cila tha se kundër gjashtë rusëve, emrat e të cilëve ende nuk janë bërë të ditur janë mbledhur shumë prova që rëndojnë mbi ta.

Sipas informacioneve jozyrtare të dhëna për Euractiv, mbetjet e mjeteve shpërthyese të prodhimit rus u gjetën në vendin e shumicës së fabrikave dhe depove të hedhura në erë. Gjithsej nëntë sulme janë raportuar që nga viti 2011.

Prokuroria bullgare po heton pesë nga nëntë incidentet që përfshijnë fabrikat dhe magazinat bullgare të armëve në 13 vitet e fundit. Tre nga hetimet kanë të bëjnë me shpërthime që synojnë prodhimin e kompanisë private EMCO dhe dy të tjerat kundër fabrikave shtetërore të armëve në qytetet Sopot dhe Kazanlak.

Shpërthimi i fundit ndodhi më 25 qershor 2023 në një nga depot e armëve të EMCO.

Industria ushtarake bullgare prodhon sasi të mëdha armësh të vogla dhe municionesh të standardit sovjetik, të cilat eksportohen në Gjeorgji, Ukrainë dhe zona të tjera luftarake. Eksportet bullgare të armëve shënuan gjithashtu një rritje të ndjeshme pas fillimit të luftës në Siri. Bullgaria eksportoi armë në Ukrainë në vlerë mbi 2.5 miliardë dollarë gjatë dy viteve të fundit.

Në vitin 2022, shpërthime ndodhën në magazinat në pronësi të një prej prodhuesve dhe tregtarëve më të famshëm bullgarë të armëve, Emilian Gebrev, me prova që tregojnë se sulmi ishte rezultat i sabotimit.

Në vitin 2016 pati një atentat ndaj Gebrevit me një substancë të ngjashme me Novichok, për të cilën prokuroria bullgare akuzoi tre agjentë të tjerë të inteligjencës ushtarake ruse. Një prej këtyre spiunëve kërkohet nga autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar për helmimin e agjentit të dyfishtë Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia në vitin 2018.

EMCO ishte e lidhur me eksportin e armëve në Ukrainë dhe Gjeorgji, gjë që mund të shpjegojë veprimet sabotuese nga inteligjenca ushtarake ruse./vizionplus.tv/

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
armë Bullgari fabrike Rusi Spiune terrorizem

Nga e njëjta kategori

Horoskopi ditor: Alarm financiar për këto shenja, kush merr “dritë jeshile” nga yjet sot

më shumë...

Arratisje spektakolare në Francë, 20-vjeçari del nga burgu i fshehur në çantën e një të burgosuri që po lirohej

më shumë...

BE nën presion: Trump shpall tarifa, katër shtete kërkojnë kundërmasa

më shumë...

Sërish sulme vdekjeprurëse në Ukrainë, 2 të vrarë dhe 10 të plagosur

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

9:40

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Austria,...

9:23

Horoskopi ditor: Alarm financiar për këto shenja,...

9:16

Arratisje spektakolare në Francë, 20-vjeçari del nga...

8:46

BE nën presion: Trump shpall tarifa, katër...

8:12

Temperatura të larta, parashikimi i motit sot

10:09

Sërish sulme vdekjeprurëse në Ukrainë, 2 të...

9:56

Begaj nga Ohëri: Faktori shqiptar në Maqedoninë...

9:48

Irani është gati për të bashkëpunuar me...

9:36

Rikthehet paqja te Inter, dy lojtarët pajtohen...

8:59

Kreu i inteligjencës së Ukrainës: Rusia po...

8:42

U kap me doza kokaine, arrestohet 24-vjeçari...

8:06

Gjendet pa jetë brenda në makinë 50-vjeçari...

8:02

Aktivitetet që duhet të bëni çdo ditë...

7:31

Arrihet marrëveshja, Franca njofton paktin për krijimin...

6:40

Shpërthen bombola e gazit në Shkodër, pronari...

6:29

Bie sistemi i policisë në Maqedoninë e...

5:45

Osmani: Nëse Kuvendi nuk konstituohet deri më...

5:16

Përkeqësohet situata në Parkun Kombëtar të Lurës,...

5:06

A po ju sëmur kondicioneri? Si të...

4:52

Tarifat amerikane kundrejt produkteve evropiane! Meloni: Të...

Më të klikuarat

  • Gjendet i pajetë në një dhomë hoteli në Golem ish-ambasdori...
  • Gjendet pa jetë brenda në makinë 50-vjeçari në Shkodër, çfar...
  • “Nga e hëna do të sekuestrohet çdo shishe qumështiR...
  • Arrihet marrëveshja, Franca njofton paktin për krijimin e sh...
  • Përplasi për vdekje dy persona, arrestohet pas një viti 40-v...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.
Website Design Company in BangladeshHigh Risk Solutions Merchant Account Services