Subscribe

Rëndohet bilanci i viktimave nga tragjedia e shkaktuar ne Meksikën Qendrore nga shpërthimi i një tubacioni gazsjellësi.

 

Autoritetet meksikane bëjnë me dije se numri i të vdekurve ka shkuar në 71, mes tyre 3 gra dhe një fëmijë. Ndërkohë shumë prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë për jetën.

 

Shumë prej viktimave nuk janë identifikuar ende për shkak të dëmtimeve të rënda ne trup nga flaket.

 

Autoritetet po hetojnë për zbardhjen e ngjarjes së rëndë, e cila sipas dyshimeve të para, rezulton se shpërthimi ndodhi pasi linja kryesore e tubacionit të karburantit në shtetin Hidalgo pësoi dëmtime për shkak të ndërhyrjes së paligjshme dhe të pasigurt.

 

Pasi kishin hapur tubacionin, dhjetëra njerëz po përpiqeshin të grabisnin lëndën djegëse, por papritur gjithçka u shndërrua në një tragjedi.

 

Një pohim të tillë e konfirmoi edhe kompania shtetërore e lëndëve djegëse, që sqaroi se shpërthimi ka ndodhur si pasojë e ndërhyrjes se paligjshme ne tubacion.

 

Meksika është përballur edhe në vitin 2010 me një shpërthim të kësaj natyre, ku për pasojë humbën jetën 28 persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *