Policia Rrugore ka hequr 105 patenta gjatë 24 orëve të fundit, për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit nga ana e shoferëve. Referuar njoftimit të policisë, 79 prej tyre u ndëshkuan sepse ishin me shpejtësi tej normave të lejuara, kurse 26 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

 

6 drejtues mjetesh u prangosën, nga këta 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe tre për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

 

Gjithashtu, u vendosën 1.689 masa administrative për parakalime të gabuara, shpejtësi mbi normat e larguara e manovra të rrezikshme në rrugë, shkelje të semaforit, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosvendosje të rripit të sigurimit apo të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *