Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka vlerësuar me pikë, pesë kandidatët që garojnë për postin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

 

sipas vlerësimit që ky këshill u ka bërë kandidatëve, më shumë pikë ka marrë Artur Metani, aktualisht avokat shteti, i cili është vlerësuar me 89.6 pikë.

 

I dyti është renditur Sokol Stojani, aktualisht prokuror në Prokurorinë e përgjithshme me 89 pikë.

 

Tani Këshilli i Emerimëve në Drejtësi do të zhvillojë edhe një mbledhje tjetër para se ti nisë parlamentit listën me 5 kandidatet të renditur sipas pikëve që kanë marrë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *