Subscribe

Komisioni i Pavarur i Monitorimit të Reformës në Drejtësi ka kërkuar seancë dëgjimore me Autoritetin e Hapjes së Dosjeve.

 

Kjo është një kërkesë e cila vjen në kuadër të verifikimit të akuzave ndaj prokurorit Bujar Sheshi.

 

Ky autoritet me shumicë votash ka vendosur që të thërrasë në interpelancë anëtarët e Komisionit të Verifikimit të Dosjeve për të dhënë përgjigje për këtë vonesë si dhe vetë prokurorin anëtar të KLP-së, Bujar Sheshi.

 

Ndërkaq sipas informacioneve Bujar Sheshi rezulton të ketë qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit sipas dokumenteve të publikuara së fundi.

 

Gjithashtu, Komisioni i Pavarur i Monitorimit të Reformës në Drejtësi i sugjeron KLP-së që të marrë një vendim për këtë rast, duke i hapur rrugë kështu edhe shkarkimit të Sheshit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *