Subscribe

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, bëri me dije se nga data 1 korrik do të ketë rritje të pagave për punonjësit e Policisë së Shtetit. Në buxhetin e shtetit të vitit 2024 është parashikuar një fond prej 400 milionë dollarësh për punonjësit e Policisë por edhe të sektorëve të tjerë jetikë, siç është arsimi, shëndetësia etj,.

Balla: Me kryeministrin dhe ministrin e financave kemi një diskutim intensiv për të shkuar te varianti përfundimtar. Synojmë që në 1 korrik të realizojmë një pritshmëri shumë vjeçare të punonjësve të policisë, të kemi një rritje të fortë të pagave e cila vjen për shkak të mirëmenaxhimit financiar. Në buxhetin e shtetit të vitit 2024 është parashikuar një fond prej 400 milionë dollarësh, i cili është aty jo vetëm për punonjësit e policisë por edhe për punonjësit e sektorëve të tjerë jetikë. Policia e Shtetit meriton këtë vlerëim nga ana e qeverisë sonë duke pasur parasysh dhe sfidat e mëdha. Këtu përfshihen dhe punonjësit e Gardës/vizionplus.tv

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *