E mërkurë, 7 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia ep. final) Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Pasi ekzekutoi gruan në Athinë me thikë, 50-vjeçari kërcënon edhe vajzën: Do të vras edhe ty, po bëhesh si nëna jote

Detaje të tjera janë zbuluar nga krimi i rëndë ndodhur sot në Athinë, ku shqiptari Artur Denaj masakroi me thikë ish-gruan e tij Enkelejda Denaj, duke e lënë të vdekur në mes të rrugës, pranë shtëpisë ku jetonte.

Sipas mediave greke ai ka deklaruar në polici se nuk pendohet për vrasjen, ndërsa dyshohet se kishte kërcënuar edhe të bijën.

Reklamë

“Do të të vras ​​edhe ty dhe pastaj do të vras ​​veten!. Do të bëhesh si nëna jote”, mësohet të ketë thënë ai.

Artur Denaj u arrestua pasditen e kësaj të enjte, në zonën e Filit.

Reklamë

Sipas burimeve të policisë 50-vjeçari ishte nën efektin e alkoolit në momentin që u arrestua, ndërsa tentoi deri në sekondën e fundit që t’i shpëtojë prangave të policisë, duke u fshehur në pallatin në ndërtim.

Enkelejda Danaj e kishte denoncuar tre herë në polici bashkëshortin për dhunë në famlije./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë