E premte, 13 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Ky mund të jetë trajneri i Milan për sezonin e ardhshëm

Robert De Zerbi është nga trajnerët më të kërkuar momentalisht, duke parë punën fantastike që ka bërë italiani me Brighton.

Milan fillimisht ishin dakorduar me Lopteguin, por siç duket tifozeria ‘Curva Sud’, me protestat e tyre, kanë bërë që marrëveshja finale të mos arrihet, shkruan OLLE.

Tashmë drejtuesit e AC Milan kanë një tjetër emër për skuadrën e tyre, dhe ai është De Zerbi, ku ofertat në drejtimin e tij nuk mungojnë.

Për shërbimet e De Zerbit jané të interesuar dhe Manchester United, por Djajtë e Kuq akoma nuk kanë marrur një vendim rreth të ardhmes së Ten Hag.

Vazhdo të lexosh

Reklamë