Subscribe

Antidroga e Tiranës ka finalizuar një tjetër operacion, duke goditur një grup të strukturuar që merrej me trafikun dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.

bëhet fjalë për të paktën 35 persona, të cilët shpërndanin kokainë, heroinë dhe kanabis në lokalet e natës, afër shkollave si dhe zona të tjera të frekuentuara nga të rinjtë.

Lexo edhe :

Related Posts

Operacioni “Tempulli 3” nisi 4 muaj më parë, e që nga janari trafikantët janë përgjuar dhe ndjekur nga policia dhe në blerje stimulese të lëndëve narkotike për të arritur mbledhjen e sa më shumë provave.

Drejtori i policisë së Tiranës,  Tonin Vocaj tha se 20 persona janë arrestuar, 10 janë në kërkim ndërsa 5 të tjerë janë arrestuar më herët.

“Mbi bazën e provave të siguruara gjatë hetimit, u organizua dhe finalizua faza e tretë e operacionit “Tempulli”, në kuadër të cilit u kapën dhe u vunë në pranga 20 persona, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg” për 5 shtetas të cilët janë të arrestuar më parë gjatë operacioneve, si dhe vijon puna për kapjen e 10 shtetasve të tjerë. Gjatë operacionit u arrestuan 20 shtetas, ndaj të cilëve Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka caktuar masën e sigurimit personal  “Arrest në burg”,  për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, tha Vocaj.

Një prej personave që i është komunikuar masa në qeli është edhe Enea Sulejmani. Ai u kap pak kohë më parë teksa po shkëmbente drogë. Gjatë aksionit ai tentoi të shtypte me automjet agjentët e policisë. Ndërkohë, operacioni është finalizuar edhe me sekuestrimin e lëndëve narkotike.

“Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 3.5 kg lëndë e dyshuar narkotike kokainë 50 doza me lëndë dyshuar narkotike heroine 100 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis 27 telefona celular të markave të ndryshme 5 automjete të markave të ndryshme”,  tha Vocaj.

Policia po vijon hetimet për të zbuluar të tjerë persona të lidhur me trafikun në drogës në kryeqytet. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *