Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka deklaruar se një person nga stafi shëndetësor ka rezultuar pozitive në testin për koronavirus.

 

Rasti i parë nga personeli mjekësor në Kosovë u konfirmua nga Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi për mediat.  Në Klinikën Infektive të Kosovës janë shtruar aktualisht 34 pacientë me COVID-19.

 

“Sipas raportit ditor të Klinikës Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në këtë klinikë sot janë duke u trajtuar gjithsej 34 pacientë me Covid-19. Nga këta 34 pacientë: 26 prej tyre janë në gjendje stabile; 8 prej tyre kanë nevojë për oksigjenoterapi. Klinika Infektive, bën të ditur, gjithashtu, se dje ka regjistruar edhe personin e parë nga stafi shëndetësor i Klinikës Infektive, që ka rezultuar pozitiv në Covid-19. Klinika Infektive shpreh mbështetjen për punëtoren e saj për ta përballuar infeksionin dhe thekson se profesioni i mjeku, e në veçanti i infektologut bart me vete edhe rrezikshmërinë e infektimit gjatë ofrimit të shërbimeve shëndetësore dhe, ndonjëherë, kjo nuk mund të evitohet  përkundër respektimit maksimal te masave të mbrojtjes personale”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *