Pas Këshillit Evropian, edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo mbështet propozimin e OSBE-së për dialog të hapur dhe konstruktiv mes qeverisë dhe përfaqësuesve të opozitës në Bjellorusi, pas protestave të përshkallzuara si pasojë e rezultateve në zgjedhjet presidenciale.

SHBA i bën thirrje Bjellorusisë që të pranojë ofertën e kryesisë së OSBE-së për të lehtësuar dialogun, duke mbështetur kështu kryeministrin Edi Rama, i cili në cilësinë e Kreut të OSBE kërkoi takim me palët.

Në reagim, SHBA nënvzion se bjellorusët duhet të vendosin vetë për të ardhmen e vendit të tyre.

“Shtetet e Bashkuara mbështesin zgjedhjet e lira dhe të ndershme që pasqyrojnë vullnetin e popullit Bjellorusi si një çështje parimi. Zgjedhjet e 9 gushtit nuk e përmbushën atë standard. Bjellorusia, si Shtetet e Bashkuara, është një anëtar i OSBE-së, i cili i mbështet ato standarde. Ne i kërkojmë qeverisë së Bjellorusisë të pranojë ofertën e kryesisë së OSBE-së për të lehtësuar dialogun dhe të angazhojë të gjithë palët e interesuara. Ne mbështesim përpjekjet ndërkombëtare për të parë në mënyrë të pavarur parregullsitë elektorale të Bjellorusisë, abuzimet e të drejtave të njeriut rreth zgjedhjeve dhe goditjet që kanë pasuar.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *