Kina përsëriti sot apelin e saj për paqe në Ukrainë, të cilës i është dhënë leja nga Uashingtoni, sipas një zyrtari amerikan, për të goditur objektiva thellë brenda territorit rus me raketa me rreze të gjatë veprimi (ATACMS) të furnizuara nga SHBA .
“Një armëpushim i menjëhershëm dhe një zgjidhje politike është në interes të të gjitha palëve”, tha ministri i Jashtëm, Lin Jian gjatë një konference për shtyp, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari në lidhje me vendimin e SHBA.
Lexo edhe :
Related Posts
“Ajo që është më urgjente është inkurajimi i një de-përshkallëzimi të situatës sa më shpejt të jetë e mundur,” vuri në dukje ai.
SHBA “i ka dhënë dritën jeshile përdorimit të raketave me rreze të gjatë veprimi” në Kiev, i tha AFP dje, të dielën, një zyrtar amerikan i cili kërkoi të mbetet anonim.
Kina paraqitet si një vend neutral në lidhje me luftën në Ukrainë dhe siguron se nuk u shet armë vdekjeprurëse palëve ndërluftuese, ndryshe nga SHBA dhe shtetet e tjera perëndimore që mbështesin Kievin.
Megjithatë, Pekini mbetet një aleat i rëndësishëm ekonomik dhe politik i Moskës dhe nuk e ka dënuar kurrë sulmin rus ndaj Ukrainës.
“Kina ka inkurajuar dhe mbështetur gjithmonë të gjitha përpjekjet që synojnë një zgjidhje paqësore të krizës,” vazhdoi Lin, duke shtuar se Pekini është i gatshëm të “vazhdojë të luajë një rol konstruktiv në mënyrën e vet” në këtë qëllim./vizionplus.tv






