Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
01 May 2026
Vizion fokus

Ditë shqiptarësh në Turqi, pas Laçit edhe Asllani gol...

Berisha takim me ish-Presidentin kroat, Mesic: Të ndiqet çdo...

Mereme Sela reagon pasi iu refuzua kandidatura: I vetmi...

SHBA paralajmëron sanksione për kompanitë detare që paguajnë tarifa...

Shtëpia e Bardhë për propozimin iranian: Nuk do të...

Trump: Do të rrisim me 25% tarifat për makinat...

Aksident në aksin Korçë-Bilisht, zetori përmbyset në rrugë, një...

Udhëheqësi suprem i Iranit zotohet të mbrojë kapacitetet bërthamore...

Gol dhe asist, Qazim Laçi nuk përmbahet në Turqi

Pas lajmeve për shëndetin, Netanyahu poston video nga palestra...

SHBA paralajmëron sanksione për kompanitë detare që paguajnë tarifa në Hormuz

1 Maj 18:40

Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar se çdo kompani detare që paguan tarifa ndaj Iranit për të kaluar nëpër Ngushtica e Hormuzit rrezikon të përballet me sanksione, edhe nëse pagesat bëhen në formën e “donacioneve”.

Sipas Departamentit të Thesarit, pagesat ndaj Iranit, përfshirë edhe ato që paraqiten si ndihmë humanitare për organizata si Gjysmëhëna e Kuqe Iraniane, mund të konsiderohen shkelje dhe të sjellin pasoja ligjore.

Ngushtica e Hormuzit është një nga rrugët detare më të rëndësishme në botë. Rreth 20% e transportit global të naftës dhe gazit kalon përmes saj.

Sipas autoriteteve amerikane, Irani ka propozuar vendosjen e tarifave për anijet që kalojnë në këtë zonë, si pjesë e ideve për t’i dhënë fund konfliktit me SHBA-në dhe Izraelin.

Në një deklaratë, OFAC bëri të ditur se SHBA është në dijeni të presioneve dhe kërkesave të Iranit ndaj kompanive detare për pagesa në këmbim të kalimit të sigurt.

Paralajmërimi vjen në një moment të ndjeshëm, kur Irani ka dërguar edhe një propozim të ri për negociata me SHBA-në përmes ndërmjetësve pakistanezë.

Sipas OFAC, pagesat mund të bëhen në forma të ndryshme, si para cash, valuta digjitale, marrëveshje të fshehta apo edhe donacione simbolike për institucione iraniane apo llogari të ambasadave.

“Ky paralajmërim synon të informojë si qytetarët amerikanë ashtu edhe të huajt për rrezikun e sanksioneve që lidhet me këto pagesa ndaj regjimit iranian apo për kërkimin e garancive për kalim të sigurt”, thuhet në deklaratë.

Autoritetet amerikane theksojnë se rreziku i sanksioneve mbetet i njëjtë, pavarësisht formës së pagesës.

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
hormuzi SHBA Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Ditë shqiptarësh në Turqi, pas Laçit edhe Asllani gol dhe asist me Beshiktashin

më shumë...

Berisha takim me ish-Presidentin kroat, Mesic: Të ndiqet çdo rrugë demokratike për t’u përballur me sfidat

më shumë...

Mereme Sela reagon pasi iu refuzua kandidatura: I vetmi që nuk plotëson kriteret në garë është Sali Berisha, do e denoncoj në SPAK

më shumë...

Shtëpia e Bardhë për propozimin iranian: Nuk do të japim detaje, negociatat vazhdojnë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

7:45

Ditë shqiptarësh në Turqi, pas Laçit edhe...

7:20

Berisha takim me ish-Presidentin kroat, Mesic: Të...

7:05

Mereme Sela reagon pasi iu refuzua kandidatura:...

6:40

SHBA paralajmëron sanksione për kompanitë detare që...

6:25

Shtëpia e Bardhë për propozimin iranian: Nuk...

6:18

Trump: Do të rrisim me 25% tarifat...

6:10

Aksident në aksin Korçë-Bilisht, zetori përmbyset në...

5:51

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan...

5:48

Udhëheqësi suprem i Iranit zotohet të mbrojë...

5:28

Gol dhe asist, Qazim Laçi nuk përmbahet...

5:16

Pas lajmeve për shëndetin, Netanyahu poston video...

5:05

Ibrahimaj: Shqipëria, një vend biznesi me potencial...

5:00

17-vjeçarja vjedh një makinë në Dhërmi, ndihmohet...

4:58

Aksident me vdekje në Shkodër (EMRI)

4:43

Konflikti në Lindjen e Mesme, rritet çmimi...

4:38

Parashikimi i motit për ditën e shtunë,...

4:36

“Është i konsumuar”, Berisha garon i vetëm...

4:11

Irani i paraqet SHBA-së propozim të ri...

3:48

Protesta në ditën e punëtorëve, tubime e...

3:14

700 lekë shezloni në Vlorë, Mersini: Ky...

Më të klikuarat

  • Ktheu tarracën e pallatit në apartament, arrestohet 57-vjeça...
  • “Vjen diçka nga e kaluara”, Horoskopi për muajin...
  • Irani i paraqet SHBA-së propozim të ri për t’i dhënë f...
  • 700 lekë shezloni në Vlorë, Mersini: Ky është çmimi që do pa...
  • 17-vjeçarja vjedh një makinë në Dhërmi, ndihmohet nga 25-vje...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.