E premte, 18 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 33 minuta më parë
Vendi

Plagoset me thikë gjatë mbrëmjes i riu në Vlorë

Ilustrim · Vizion Plus

Një i ri është plagosur me mjet prerës mbrëmjen e së premtes në zonën e Vlorës, pas një konflikti për motive të dobëta me një tjetër shtetas.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:40 në fshatin Picar, ndërsa i dëmtuari është transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Rreth orës 20:40, në Spitalin Rajonal Vlorë është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi Gj. I., 23 vjeç, banues në fshatin Picar, i dëmtuar me mjet prerës.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se në fshatin Picar, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin V. H., 42 vjeç, banues në fshatin Lubonjë, ky i fundit e ka goditur me mjet prerës.

I dëmtuari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh