Subscribe

Vlera totale e rikontruksionit të shkollave që u dëmtuan nga tërmeti  26 nëntorit vlerësohet në masën 83 milionë euro.

 

Gjatë një konference, ministrja e Arsimit, Besa Shahini shtoi se trajnimet dhe transporti i nxënësve do të kushtojë 12 milionë euro. Ndër të tjera, ajo tregoi se është ndërtuar një plan për rimëkëmbjen.

 

“Është hartuar një plan rigoroz i rimëkëmbjes me ndërhyrje afat shkurtra, janë ndërhyrjet afatmesme që përfshijnë intervenimet në infrastrukturën shkollore, aty ku duhet të ndërtohet nga e para apo pjesërisht në ndonjë shkollë e dëmtuar. Plani afatgjatë është i përqendruar në menaxhimin e situatave të rrezikshme për të ardhmen, pra  për forcimin e shkollave në mënyrë që në rast të tërmeteve që mund të ndodhin  në të ardhme mos shkaktojnë dëme. Është vlerësuar se vlera totale e rikonstruksionit vlerësohet në masën e 83 mln euro. Ndërsa për rimëkëmbjen, trajnimet e mësuesve dhe transportin e nxënësve dhe gjithë procesin tjetër mbështetës do të kushtojë 12 mln euro dhe kjo shtrihet në një periudhë kohore 5-vjeçare.”

 

Ministri Bledi Çuçi zbuloi këtë të mërkurë se dëmi që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit është 985 milionë euro. Ambasadori i BE-së tha këtë të mëkurë se të gjitha delegacionet e BE po punojnë që konferenca e donatorëve që do të mbahet më 17 shkurt në Bruksel, të jetë e suksesshme, si dhe do të bëhet gjithçka që  Shqipëria të ndihmohet në fazën e rindërtimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *