Ministri i Mbrojtjes i Rumanisë, Angel Tilvar, ka konfirmuar se pjesë të një droni rus ranë në territorin rumun pasi kishte shënjestruar një port ukrainas në lumin Danub, i cili kalon përgjatë kufirit midis dy vendeve, raportojnë mediat ndërkombëtare. Fillimisht Rumania mohoi zërat, por më pas konfirmoi vërtetësinë e lajmeve.

 

Portet e Danubit kanë qenë shenjestër e sulmeve ruse në javët e fundit, si një tentativë e dobësimit të infrastrukturës ukrainase.

 

Moska synon objektet dhe infrastrukturën e magazinimit të grurit të Ukrainës, pas tërheqjeës nga marrëveshja e grurit.

 

Shumë nga sulmet kanë rënë pikërisht përtej kufirit nga Rumania, një anëtare e NATO-s .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *