Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
08 July 2026
Vizion fokus

Ukraina dhe Holanda firmosin marrëveshje për mbrojtjen në Ankara

Danimarka i përgjigjet Trumpit: Grenlanda nuk është në shitje

A do lirohen ish-krerët e UÇK? Befason studiuesi: Ja...

Çfarë fshihet në Hagë për gjyqin e Thaçit dhe...

Trump: Aleatët e NATO-s i vura në provë për...

“O Fatos mos na lë në baltë…”, biseda e...

Enver Reçi zbulon në QUO VADIS bisedën me Fatos...

Rrëfimi i ish-deputetit në QUO VADIS: Si kalova nga...

“Ja çfarë fsheh Rama pas dyerve te selia e...

“Kjo sot s’është më PS”/ Rrëfimi me dhimbje i...

Ruçi uron besimtarët muslimanë: Bajrami, bekim për Shqipërinë, thirrje për urtësi

4 Qershor 10:27

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, me rastin e festës së Bajramit të Madh, u dërgoi një mesazh urimi besimtarëve muslimanë.

 

Ruçi shprehet se muaji i Ramazanit i bënë besimtarët muslimanë më të mirë më të duruar dhe më të virtytshëm.

 

Sipas Ruçit, e gjithë shoqëria shqiptare është e orientuar drejt familjes europiane ndërsa i bën apel politikës që të nxjerrë mësime nga vlerat e besimtarëve myslimanë me qëllim ndërtimin e një shoqërie harmonike.

 

“Me rastin e festës së Bajramit të Madh, u dërgoj urimet e mia më të mira të gjjthë besimtarëve myslimanë shqiptarë, kudo ku ndodhen. Shëndet, lumturi e bujari në familjet tuaja!

Kjo ditë festohet pas një muaj agjërimi e sakrificash, lutjesh e dëshirash, shkëmbimi urimesh e dhuratash, solidariteti e përgjegjësie.

Si një ndër pesë kolonat e besimit Islam, muaji i Ramazanit i bën të gjithë besmitarët më të mirë, më të duruar, më të vyrtytshëm dhe më të gjendur për njeri-tjetrin.

Agjërimi nuk është thjesht një vetëkufizim në stilin e jetesës së përditshme, por edhe vetëpërmbajtje nga mëritë, grindjet, veset dhe pasionet njerëzore.

Besimi dhe sakrifica zhvillojnë ndjenjat dhe shprehitë e përgjegjësisë individuale, fetare e shoqërore, e cila kalon nga besimtarët të komuniteti e shoqëria.

Besimi sjell urtësi dhe orientim drejt të mirës dhe përgjegjësindaj atyre që janë në varfëri e në nevojë.

Shoqëria duhet t’i përdorë cilësitë e besmitarëve për t’u bërë më e drejtë, mëtolerante, më e respektueshmë ndaj dinjitetit njerëzor dhe më e hapur ndaj progresit.

Myslimanët shqiptarë janë shumica e popullsisë jo vetëm për nga numri, por nga vlerat, dashuria dhe përkushtimi për njerëzit, familjen dhe atdheun.

Të gjithë besimtarëve duhet tu jemi mirënjohës për tolerancën, por ky tipar ka më shumë vlerë kur manifestohet nga ata besimtarë e komunitete që janë në shumicë.

Mësimet e vogla e të përditshme që nxjerrim nga çdo vlerë e besimtarëve myslimanë le të na shërbejnë për të ndërtuar njëshoqëri harmonike, që ndjen dhimbjen njerëzore dhe e lehtëson atë; që dallon veset dhe i lufton ato; që kupton pabarazinë dhe përpiqet ta ngushtojë atë; që është e vetëdijshme për padrejtësitë dhe ngrihet kundër tyre.

Sot, kur shoqëria shqiptare është kthyer përfundimisht me mendje e shpirt drejt familjes europiane, është dita të kujtojmëse asnje vyrtyt mysliman nuk vjen kunder vlerave europiane,qytetëruese e perëndimore.

Islami dhe besimtarët myslimanë shqiptarë janë pro modernizimit, europianizimit dhe perëndimizimit.

Kam një urim të veçantë për myslimanët shqiptarë në Diasporë: Qofshi gjithmonë të lumtur e të  vyrtytshëm dhe ju jemi të gjithë mirënjohës që vlerat më të mira të botës shqiptare i kini mbjellë dhe po i kultivoni kudo ku jetoni, në shoqëritë perëndimore.

Shqipëria do t’i bashkohet familjes europiane me të gjithëbukurinë, pasurinë dhe ndriçimin që buron nga mozaiku dhe diversiteti ynë fetar.

Myslimanët shqiptarë  kanë kontribuar e kontribojnë për zhvillimin e vendit e të demokracisë dhe rritjen e  mirëqeniese të tolerancës. Ata janë një bekim për Shqipërinë dhe jetët tona.

E kam thënë dhe po e përsëris: Le të shkëlqejnë gjithë botashqiptare dhe jetët tona, ashtu si ndrisin vlerat, qytetaria dhe fisnikëria e besimtarëve shqiptarë.

Të gjithë ne, myslimanë, katolikë dhe ortodoksë, besimtarë e jobesimtarë, jemi njëfamilje e madhe, në Shqipërinë tonë, shtëpinë që duhet ta bëjme akoma më të  bukur.”,

Posted Under:
Vendi
Tagged:
Besimtare Gramoz Ruçi Ramazan Urim

Nga e njëjta kategori

Aksident në aksin rrugor Korçë-Pogradec, një i plagosur

më shumë...

Dhunimi i 17-vjeçares nga tre adoleshentet, nëna e dhunueses me lot në sy kërkon falje: Vajza ka probleme të shëndetit mendor

më shumë...

Trafikuan 2,433 kilogramë drogë nëpër Evropë, arrestohet me urdhër të SPAK “koka” e grupit kriminal

më shumë...

Xhafaj, kritika ndaj drejtësisë: KLP, një nga hallkat më të dobta, ka marrë vendime të diskutueshme

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

10:41

Ukraina dhe Holanda firmosin marrëveshje për mbrojtjen...

10:27

Danimarka i përgjigjet Trumpit: Grenlanda nuk është...

10:17

A do lirohen ish-krerët e UÇK? Befason...

10:09

Çfarë fshihet në Hagë për gjyqin e...

10:08

Trump: Aleatët e NATO-s i vura në...

9:56

“O Fatos mos na lë në baltë…”,...

9:43

Enver Reçi zbulon në QUO VADIS bisedën...

9:30

Rrëfimi i ish-deputetit në QUO VADIS: Si...

9:23

Truri rinohet duke mësuar më shumë gjuhë...

9:19

“Ja çfarë fsheh Rama pas dyerve te...

9:14

“Kjo sot s’është më PS”/ Rrëfimi me...

9:07

Njihuni me cilësitë që i karakterizojnë njerëzit...

8:23

Franca rihap ambasadë në Damask

8:04

Zelensky në takimin me Rutte: Sistemet Patriot...

7:21

Berisha takim me të përndjekurit politikë: Inxhinierë...

7:21

“O ma, o ma”, nëna e 17...

7:12

“Gënjeshtër me bisht akrepi”, Rama: Shteti dha...

6:59

Rutte: Rusia po derdh gjithë buxhetin në...

6:42

EKSKLUZIVE/ “Po vijnë, do më rrahin”, flet...

6:27

“E dua shumë”, Trump zbut tonet ndaj...

Më të klikuarat

  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • “O ma, o ma”, nëna e 17 vjeçares së dhunuar: Nuk do t’i fal...
  • EKSKLUZIVE/ “Po vijnë, do më rrahin”, flet nëna e 17-vjeçare...
  • Dhunimi i 17-vjeçares nga tre adoleshentet, nëna e dhunueses...
  • Rama publikon pamjet nga stadiumi i ngritur për koncertin e...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.